fbpx

Ministri për Transport Goran Sugareski: Durmo Tours ka licencë pune deri në vitin 2023,kontrollet teknike nuk janë përgjegjësi e jona !

Ministri për Transport dhe lidhje në Maqedoninë e Veriut, Goran Sugareski në emisionin e hapur në TV24 ka thënë se kompania, autobusi i së cilës sot kishte aksident ku humbën jetën 13 persona dhe mbi 30 u lënduan, ka pasur licencë për punë dhe e njejta vlen deri në vitin 2023.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk është përgjegjëse të tregojë për rregullësinë e veturave që qarkullojnë, por atë e bën MPB-ja, duke kontrolluar se a kanë qenë veturat në kontroll teknik. Informacionet e para nga shërbimet e ministrisë më thonë se ‘Durmo Turs’ ka leje për punë në veprimtarinë e saj deri në vitin 2023”.

Ai shtoi se së shpejti do të del MPB me informacione tjera për shkaqet.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.