Ministri Bekteshi: “Maqedonia e Veriut e gatshme ti ndihmojë Kosovës në krizën energjetike, në këmbim të thëngjillit”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për Klan Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kosovës në krizën energjetike. Kosovës i duhet rrymë e Maqedonisë së Veriut thëngjill që ta prodhoj atë. Shtetet në fjalë mund të ia plotësojnë nevojat njëra tjetrës nëse arrijnë marrëveshje për shkëmbim energjetik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ia ka prezentuar homologes së tij në Prishtinë, Artane Rizvanollit, kërkesën për blerjen e 3 milion tonëve linjit për termoelektranat e RMV-së!“Në shkëmbim, në bazë të marrveshjes dhe detajeve teknike të cilat do ti definojnë dy kompanitë shtetërore ESM dhe KEK-u, pra Kosova të përfitojë furnizimin me energji elektrike nga Maqedonia e Veriut” Maqedonia e Veriut tashmë blen thëngjill nga disa kompani private, por dëshiron që këtë tregëti ta çoj në një nivel tjetër.

“Këtë marrëveshje ta bëjmë me shtetin e Kosovës, përshkak se atëherë do të na kushtojë edhe më lirë, por njëkohësisht edhe dy kompanitë shtetërore do të munden ta thellojnë bashkëpunimin”. Kosova në parim është pro kësaj ujdie, do të paguaj vetëm shpenzimet operative.

Kriza energjetike mund të zbutet në këtë shkëmbim.Kosova pavarësisht pasurisë me thëngjill pritet të ketë rrymë më të shtrenjtë për 40% nga Prilli, Shkupi ka vendosur që çmimi mos të jetë më tepër se 10%.

Baby Boo