Mickoski:”Zoran Zaev është shkaktari i të gjitha të këqijave që i ndodhin shtetit”


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka folur në lidhje me shumicën e re në Kuvendi, si dhe dështimin e iniciativës për rrëzimin e Qeverisë.

Ai deklaroi se opozita i tejkaloi të gjitha dallimet dhe u bashkua për ta rrëzuar Qeverinë e Zoran Zaevit, sipas të cilit, ky i fundit është shkaktar për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet shteti. “Fatkeqësisht, nuk arritëm ta votojmë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë edhe pse kishim 61 nënshkrime, që është shumicë absolute në Kuvendin e Maqedonisë. Por një deputet ndryshoi mendje, edhe pse nënshkroi të njëjtin mocion mosbesimi ndaj qeverisë pak ditë para interpelancës. Ne, partitë opozitare, u bashkuam përkundër dallimeve tona të brendshme sepse kishim vetëm një qëllim të përbashkët për të rrëzuar pushtetin kriminal të Zoran Zaevit”, tha Mickoski për “Happy TV”.

Ai shtoi se me udhëheqjen e vendit Zoran Zaevit, qytetarët e RMV-së jetojnë më keq.

“A kemi arsim më të mirë me Zaev? Jo. A kemi sistem më të mirë të kujdesit shëndetësor? Jo. A kemi ekonomi më të mirë? Jo. Fatkeqësisht, jemi më të këqijtë në rajon. A është ulur shkalla e krimit dhe korrupsionit në Maqedoni? Jo, jemi më jeq në Evropë. Dhe e gjithë kjo kur mblidhet, kush përfitoi? Fitoi familjarët Zaev, e cila sot sundon në Maqedoni”, tha Mickoski.

Baby Boo