fbpx

Meta: Shqipëria dhe Maqedonia fillojnë së bashku negociatat me BE-në

Presidenti shqiptar, Ilir Meta në intervistë për “ALB UK TV” deklaroi se dëshiron që fillimi i negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE të jetë së bashku me Maqedoninë.

“Gjatë këtij viti dëshiroj shumë që të fillojnë negociatat për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Kjo do të ishte arritje pozitive për Shqipërinë dhe atë të mund ta arrijmë së bashku me fqinjen tonë, Maqedoninë, e cila arriti sukses të madh me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, me çka tani është e gatshme të bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi Meta.

Së dyti, theksoi ai, shumë do të doja të ketë finalizim të suksesshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo do të jetë me rëndësi kyçe për përforcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon, por gjithashtu edhe të garantohet perspektiva evropiane e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, në të njejtën kohë.

Në intervistën e njejtë Meta vlerëson se “ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje për rajonin”.

“Ballkani mund të përparojë vetëm përmes bashkëjetesës në harmoni dhe përse në një të ardhme të afërt kufijtë mes shteteve të jenë e kaluar me hyrjen në Bashkimin Evropian. Ajo është filozofi rreth kufijve, e ndërtuar nga BE-ja, bashkëpunimi, bashkëjetesa në mënyrë që të garantohet ambient i shëndetshëm dhe i sigurt për të gjithë, pavarësisht nacionalitetit, përkatësisë fetare apo ndonjë përkatësie tjetër. Besoj se për Ballkanin kjo do të ishte shumë me rëndësi”, konsideron Meta.

Shton se në Ballkan secili komb është shumicë në një shtet, por është pakicë në një apo disa shtete të tjera. Dhe zgjidhja e vetme është të gjitha shtetet t’i respektojnë standardet evropiane për të drejtat e pakicave.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.