fbpx

Mësoni motin në Maqedoni për sot!

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Paradite nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus shtatë deri në minus katër, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Paradite me kushte për mjegull të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë.

Deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Të dielën nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të hënën paradite do të ketë reshje lokale të shiut në vendet më të ulëta, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të ketë reshje të borës. Të shtunën dhe të hënën do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.