fbpx

MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin “United States of Albania”

Ka tash e sa vite që labeli PINT kanë punuar rreth albumit të tyre “United States of Albania”, percjell Fakte.

Reperi MC Kresha në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, kishte rrëfyer detajet e këtij albumi, i cili tashmë ka një datë lansimi.

Dyshja MC Kresha dhe Lyrical Son kanë vendosur që “United States of Albania” ta publikojnë më datë 17 shkurt, në po të njëjtën datë që këtë vit kremtohet edhe 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kjo duket të ketë qenë një arsye më shumë që PINT të vendosin datën 11 shkurt si arsye të publikimit të këtij projekti, në të cilin kanë punuar prej vitesh.

“Viti 2018 ka qenë një vit me shumë angazhime, me shumë punë njashtu edhe suksese. Në aspektin profesional, si PINT, po presim që vitin e ardhshëm të sjellim në treg albumin “United States of America” për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë”, kishte thënë Lyrical Son në një intervistë për Telegrafin, në fillim të këtij viti.

Albumi përndryshe do të përmbajë plot 23 këngë, mes tyre edhe hitet “Mafia Shqip’, “Boulevard”, “Menemadhe” dhe “Hey Girl”.

Ka qenë MC Kresha, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram videon promovuese të albumit, me ç’rast edhe ka konfirmuar publikimin e tij më 17 shkurt 2019. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.