fbpx

Masakër në Elbasan, 3 të vrarë nga përplasja mes bandave

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur, midis të cilëve një i huaj.

Një prej viktimave është shtetasi me iniciale E.K., me precedentë të mëparshëm penal, i cili ka humbur jetën në çast, ndërsa dy personat e tjerë kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave të tjera, percjell Fakte.

Viktima E.K thuhet se është shtetas i huaj dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri.

Gazetarja e Ora News në Elbasan informon se viktimat kanë qenë në një fuoristradë në momentin kur është qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Paraprakisht flitet për një konflikt midis dy bandave kriminale në qytet.

Përplasja me armë është regjistruar në zonën e Bradasheshit, rreth rreth orës 21:15.

Paraprakisht thuhet se tre personat janë qëlluar me breshëri automatiku brenda makinës së tyre.

Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat.

Gazetarja e Ora News në Elbasan, thotë se në qytet ka forca të shumta policie, të cilët po zhvillojnë kontrolle të mjeteve.

Operacioni ka shkaktuar trafik të rënduar në qytet.

Forcave të policisë lokale i janë bashkuar edhe forcat RENEA nga Tirana.

Njoftimi i policisë lokale:

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur të vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonën në një perimetër të gjerë.

Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një sërë veprimesh te tjera për të bëre te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Një grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Shtetit janë nisur ne ndihme te Policisë së Elbasanit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.