fbpx

Marko Vulovic: Nëse tentojnë Kosovarët ta marrin liqenin e Ujmanit, atëherë do të ketë pasoja të rënda

Menaxheri i hidrocentralit të Ujmanit, Marko Vulovic, nuk e ka përjashtuar mundësinë se shqiptarët e Kosovës e mendojnë që në mënyrë të dhunshme ta marrin këtë liqen artificial, por i njëjti paralajmëron se nëse kjo ndodhë do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palët.

‘Unë nuk mendoj se është e pamundur për ta marrë me forcë ” Gazivodën ”, por kjo do të kishte pasoja të pallogaritshme për të dyja palët. Ne nuk jemi të sigurt se shqiptarët e mendojnë apo jo një skenar të tillë, – tha Vulovic për Sputnikun rus.

Vulovic ka përmendur edhe vendimet e fundit të shtetit të Kosovës, të cilat sipas tij kanë çuar në tensione politike që ‘mund të kenë rrjedh të paparashikueshme’.

“Klima politike është rritur, e ngarkuar edhe me taksën 100 për qind, duke krijuar një ushtri dhe duke uzurpuar pronën e Serbisë, duke çuar në tensione politike që mund të kenë një rrjedhje të paparashikueshme. Nëse e gjithë kjo është kështu, ne nuk mund të flasim për sigurinë e Gazivodës, por sigurisht që ne analizojmë situatën, në mënyrë që të marrim vendime në kohën e duhur për të mbrojtur këtë sistem, e cila është jetike për zhvillimin tonë dhe mbijetesën “, ka thënë Vulovic.

Duke komentuar deklaratën e Thaçit në vizitën që pati vitin e kaluar në Ujman ku tha nga atje se Liqeni është i Kosovës, Vulovic duke thënë se pronësia e Ujmanit është e pakontestueshme, dhe se ky objekt është ndërtuar dhe financuar nga Serbia, nga vendas, dhe nga burimet e jashtme të financimit.

Kujtojmë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në të gjitha deklaratat e fundit ka thekuar se tri pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, janë resurse të panegociueshme me Serbinë, dhe i takojnë vetëm Kosovës.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.