fbpx

Maqedonia pjesë e politikës përrallë

Nga: Arbenita Shaqiri

Të flasësh për politikë, parasëgjithash duhet të lexosh shumë libra të njërëzve të mençur.
Megjithkëtë, mençuria sigurisht se reflekton mbi politikën.
Dhe, sikur njerëzit e politikës do të bënin gjëra të mençura dhe jo vetëm llafe parazgjedhore, atëherë do të kishin aftësi që ta kuptonin se sa e bukur do të ishte jeta!Do të ndaloj këtu. Pikërisht në faktinshumë dominues e bindës se, në këto anë sa e pa kapshme dhe sa imagjinare është kombinatorika emanipulimit të votës së lirë. Dhe pas kësaj pasojnë çudirat; shumë premtime, shumë përralla,shumë gjëra jashtplanetare, me një fjalë shumçka për asgjë! Dhe përsëri jemi aty, aty ku nuk dimë se nga e kemi të orientuar busollën, e shumë lehtë e qetë bëhemi pre e manipulimeve, pre efjalëve intriguese të politikës, dje dhe sot këtu në Maqedoni.

Mashtrime, ide sa për të thënë, premtime për të besuar në gjëra të padukshme, në sende që nukndjehen dhe nuk preken,por ja që ne bindemi dhe besojmë se mashtrimi korespondon me të vërtetën. Vota vazhdon të jetë pjesë e kalkulimeve të pambështetura të politikës.Dhe përsëri ne jemi aty, vazhdojmë të besojmë, vazhdojmë të jemi pjesë e gënjeshtrave të tyre, vazhdojmë të jemi në lojën e gënjeshtarëve dhe hajdutëve të mendimeve ndryshe!
Të zgjohet mileti!Përsëri kjo është një thënie filozofike, një thënie që pas vete bart një rrugë pafundësie, një reflektim që nuk reflekton fare.Vazhdojmë të besojmë në politikë të atyre shqiptarëve bashkëpunues me politikëbërësit sllav! Vazhdojmë t’ju besojmë përrallave me lokomotivë politikën.
Ky fakt na imponon të besojmë se bëjmë politikë.

Fatkeqësia është e madhe, e madhe, sepse të besosh në politikë, është ngjajshëm sikur t’jubesosh lotëve të krokodilit.
Kjo rrugë për koncept ka denigrimin e një populli, i cili është tërhequr dhe nuk din se çka në tëvërtetë duhet të kërkojë!
Për politikë kërkohen koka të rënda politike. Për shumçka faktorë janë ato që mendojnë se
dinë të bëjnë politikë.Populli është jashta çdo kombinatorike që mund të vlerësohet se e njeh politikën.
Është e vështirë q në një hapësirë ku shumkush vuan për kafshatën e bukës, ta kuptoj, tanjoh e t vlerësoj drejtë veprimet e një politike jashta cdo standardi të kohës së re.

Kjo rrugë-politikë është pa fund, pa perspektiv dhe në horizont pa pikën e shpresës!
Kjo politik s’ka pas dhe kurrë s’do kete alternativë shpëtimi për gjeneratat që vijnë!

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.