fbpx

Maqedoni, u formua Forumi Digjital i TIK-ut (FOTO)

Në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) është themeluar Forumi Digjital për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit (TIK). Kryetar i Forumit është zgjedhur profesori i shkencave natyrore, Boro Jakimovski kurse nënkryetar, drejtori i organizatës joqeveritare “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, njofton Portalb.mk.

Siç sqarojnë nga MSHIA-ja, Forumi Digjital i TIK-ut do të mundësojë shkëmbimin e ideve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe palëve të përfshira – përkrahës të partneritetit digjital, për fushën informatikës dhe të komunikimit.

Në takimin e ardhshëm, Forumi do ta përcaktojë vizionin dhe qëllimin, si dhe mënyrat e komunikimit të mëtutjeshëm me Këshillin Nacional për TIK dhe siguri kibernetike.

Seanca konstituive u kryesua nga ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, ndërkaq në mbledhje krahas Jakimovskit dhe Jasharit, të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Nacional të TIK-ut, Vlladimir Cvetkoviq dhe 12 pjesëtarë të tjerë të sektorit joqeveritar, akademik dhe të odave komerciale që lidhen me TIK-un.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.