Luana Vjollca i jep fund beqarisë, mësohet se kur do të mbahet ceremonia e dasmës


Pas një sezoni të suksesshëm televiziv në ‘Shiko kush luan’, Luana Vjollca duket sikur po mban të njëtin ritëm edhe për jetën sentimentale. Prej disa vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës. Moderatorja ka vendosur të jetë përherë hermetike përsa i përket jetës së saj private ndonëse fotot të dyshes qarkullojnë në rrjete sociale.Dyshja është përfolur shpesh për ndarje si pasojë e largësisë dhe xhelozisë, pasi duhet të themi që Krenari vazhdon të jetojë në Prishtinë , e ndërsa Luana në Tiranë por mesa duket këtë herë gjërat kanë vendosur të jenë drejt zyrtarizimit. Nëse vitin e kaluar, 29-vjeçarja gëzonte statusin e beqares në festën e saj të ditëlindjes, këtë vit mendohet se do t’i jap fund beqarisë.

Ceremonia mendohet se do të organizohet në shtator pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, duke përkuar kështu edhe me muajin e ditëlindjes së Luanës.Nuk dihet ende nëse ceremonia do të jetë në të njëjtën ditë. Menaxheri i Vipa-ve, Krenar Çoçaj dhe moderatorja Luana Vjollca do t’i thonë ‘po’ njëri-tjetrit në shtator duke lënë pas krahëve çdo aludim mbi marrëdhenien e tyre.

Baby Boo