LSM: “Vaksinimi duhet të jetë zgjedhje personale e punëtorëve, pa shantazh dhe detyrim”

Kundër masave të fundit të propozuara nga Komisioni për sëmundje infektive (KSI) reagon edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Prandaj, ata deklarojnë se vaksinimi duhet të jetë rezultat i zgjedhjes personale të punëtorëve dhe nuk duhet të bëhet me dhu*në.

Baby Boo

“Procesi i imunizimit nuk duhet të bëhet në dëm të të drejtave elementare të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë, konventa dhe ligje ndërkombëtare dhe kundër vullnetit të individit”, thuhet në reagimin e LSM-së.

Sindikata bën të ditur se në periudhën e kaluar ka marrë ankesa nga punëtorët të cilët nuk janë vaksinuar ku thuhet se nuk lejohet të hyjnë në punë pa certifikatë vaksinimi apo test negativ të bërë me shpenzimet e tyre. Për këtë, LSM i është drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, ku kanë marrë përgjigje se një sjellje e tillë e punëdhënësve është e paligjshme.