LSDM: “Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Gruevski”


LSDM-ja në pushtet sot e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se vazhdon në gjurmët e mentorit të tij Nikolla Gruevski, gjegjësisht vendosmëria për evropianizimin e vendit përmes fillimit të negociatave dhe miqësisë me fqinjët gjithmonë paraqitet si shkatërrim i shtetit.

Sipas tyre, rruga evropiane e çon vendin përpara dhe “vetëm për Mickoskin ishte shkatërrim”.Më pak se një muaj më parë, kur hipokriti Mickoski e quajti Alternativën në koalicion, e prezantoi si koalicion për të shpëtuar vendin, ndërsa sot kur e ka të qartë se mbetet në opozitë, thotë për Alternativën se është një parti që do ta shkatërronte shtetin, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Ata mendojnë se kjo është sjellje hipokrite, e papërgjegjshme, joserioze dhe e pandershme e Mickoskit dhe sipas tyre kjo është fytyra e tij e vërtetë.Me një qëndrim të tillë Mickoski do të jetë edhe gjatë në opozitë, sepse për të gjithë është e qartë se një gjë mendon, tjetër flet, të tretën bën, thonë nga partia në pushtet.

Baby Boo