fbpx

Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra dhe grante për inovacione në seancë të Qeverisë

Qeveria sot në seancë, me kërkesë së Kuvendit, duhet të japë mendim për Propozim ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, me procedurë urgjente. Do të vendosë edhe për informacionin me rregullore për instrumentin për mbështetjen të granteve të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve, me propozim-vendim, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në seancën e rregullt të 120-të do të shqyrtohet informacioni për mbajtjen e seancës së parë të Komisionit ndërqeveritar Maqedoni-Bullgari për bashkëpunim ekonomik sipas Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik midis qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ministrat do të vendosin edhe rreth informacionit me Propozim – zgjidhje për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publik privat për formimin e organizimit bashkëkohor – platformë si bartës efikas të sistemit mjekësor urgjent të helikopterëve në Republikën e Maqedonisë (HEMS) dhe shërbime për helikopterë për kërkim dhe shpëtim (SAR).

Në propozim të zyrës të kryetarit të Qeverisë së Replikës së Maqedonisë-trupi koordinues nacional për implementimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave e aftësi të kufizuara, ministrat sot do ta shqyrtojnë informacionin me plan veprues për implementimin e masave nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për vitin 2019.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.