Kuvendi sërish në pauzë, Apasiev kërkon Talat Xhaferi të paraqitet në sallë dhe të kryesojë me seancën


Pas më shumë se një orë vazhdoi seanca dhe për disa minuta u ndërpre. Këtë herë me kërkesë të deputetit Dimitar Apasiev nga partia E Majta, që duke u thirrur në Rregulloren e punës, kërkoi që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të vjen në seancë dhe ta udhëheq seancën sepse nuk është penguar nga kjo. Nënkryetari i Kuvendit Fadil Zendeli pas kësaj dha edhe një orë pauzë. Apasiev tha se paraqitja e tij është në lidhje me nenin 60 dhe 61 nga Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Në përputhje me nenin 1 paragrafi 2 kryetari i Kuvendit të thërret seancë dhe të udhëheq me të, kjo është vendosur si e drejtë dhe detyrë e kryetarit. Në rast të pengesës apo mungesës së kryetarit të Kuvendit, atë e zëvendëson një nga nënkryetarët sipas renditjes së konfirmuar me çka mbahet llogari për kyçjen e barabartë të nënkryetarëve”, tha Apasiev.Sipas tij, Rregullorja e punës njeh dy situata dhe ato janë pengesa dhe mungesa e kryetarit.

“Ne e pamë se kryetari Xhaferi as nuk është penguar dhe as nuk është në mungesë në fakt ai është i pranishëm në ndërtesë kështu që në përputhje me këtë kërkoj një orë pauzë deri sa të vjen në këtë seancë sepse nuk janë plotësuar kushtet e Rregullores që ai të mungoj në të njëjtën”, tha Apasiev.
Ndërkohë në Kuvend mbërritën edhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BESA-së Hristijan Mickovski.

Baby Boo