fbpx

Kur duhet t’i drejtohemi neurologut?! Cilat janë simptomat shqetësuese flet neurologu Blerim Ademi

Pa Cemsirë ka realizuar një ntervistë me neurologun Blerim Ademi, ku Ademi flet për shifrat e fundit të të prekurve nga kjo sëmundje në Maqedoni, kur një person duhet të drejtohet te neorologu dhe cilat janë simptomat e para që duhet të drejtohemi tek neurologu. Për më tepër leoxni intervistën:

PA CENSURË: Neurologjia ka të bëjë me çrregullimet të sistemit nervor si janë shifrat nga viti në vit? Ka rritje?!

Neurologu Blerim Ademi: Neurologjia ka të bëjë me çrregullimet e sisitemit nervor përfshirë këtu trurin, palcën kurrizore, fijet nervore dhe muskujt. Duke marë parasyshe që në Maqedoni nuk kemi një bazë të të dhënave ku do të ishin të regjistruara sumundjet neurologjike në të kaluarën, nuk mund të bëj krahasim dhe të them si janë shifrat e sëmundjeve neurologjike në Republikën e Maqedonisë. Nga përvoja ime shumë e shkurtë si neurolog mund të them se shifrat nga viti në vit rriten për smundjen e Alzheimer-it. Ndërsa sa i përket Europës perendimore dhe Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, statistikat e tyre flasin për rritjen e numrit të incindecës dhe prevalencës të sëmundjeve neurologjike kryesisht të sëmundjeve neurodegjenerative, ku bëjnë pjesë demencat e ndryshme dhe prej tyre më e shpeshta eshte sëmundja e Alzheimer-it.

PA CENSURË: Kur një person duhet t’i drejtohet neurologut?!

Neurologu Blerim Ademi: Unë do të ti theksoj disa ankesa kur një person duhet ti drejtohet një neurologu: kokëdhimbja, dhimbja kronike në shpinë ose në qafë, marramendja, mpirja dhe dobësimi i ekstremiteteve, humbja e papritur e shikimit, konvulzionet dhe humbja e vetëdijes, vështirësi në të menduarit.
Kokëdhimbja, që si simptom është shumë i shpeshtë, pothuajse të gjithë vuajnë nga dhembje koke si shkak i ndonjë stresi apo lodhje ose si shkak i ndonjë sëmundje të lehtë si një i ftohtë. Nga ana tjetër, disa njerëz vuajnë nga kokëdhembje më të rënda, siç është migrena e shpeshtë. Në raste të rralla, kokëdhembja mund të shkaktohet nga ndonjë çrregullim serioz siç janë gjakderdhja në tru ose tumori në tru.
Dhimbja kronike në shpinë ose në qafë, kur shoqërohet me probleme të tjera neurologjike si dobësi, mpirje, ose probleme me fshikëzën e urinës, pacienti duhet ti drejtohet një neurologu për ekzaminim të detajuar neurologjik.
Marramendja me çrregullimet e ekuilibrit janë simptome që në pjesën më të madhe të rasteve mund të paraqiten si pasoj e sëmundjeve të veshit të mbrendshëm, ndërsa në pjesën më të vogël të rasteve mund të shaktohen nga sëmundje serioze të sistemit nervor qëndror të cilat kërkojnë ekzaminim neurologjik.
Mpirja dhe dobësimi i ekstremitetëve mund të shkaktohen nga shumë probleme mjekësore, për shkak se kto simptome zakonisht i paraprijnë një insulti në tru, prandaj pacienti urgjentisht duhet të vizitoj mjekun neurolog më të afërt.
Humbja e papritur e shikimit, mund të shkaktohet nga ndonjë problem me syrin por mund të jetë edhe pasojë e ndonjë çrregullimi në sistemin nervor dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.
Konvulzionet dhe humbja e vetëdijes janë shenja dramatike të cilat të afërmit i frigojnë shumë, sidomos kur ato paraqiten për herë të parë.
Vështirësi në të menduarit, vështirësi në gjetjen e fjalëve ose të folurit, probleme me kujtesën, ndryshimet në personalitet ose konfuzion, mund të jenë simptome që paraqesin fillimin e çrregullimeve te sistemit nervor qëndror, duke përfshirë këtu demencën.

PA CENSURË: Cila moshë është më e prekur?!

Neurologu Blerim Ademi: Sa i përket moshës, sëmundjet neurologjike mund të paraqiten gjatë gjithë jetës, mirëpo më dominante janë në dy intervale të jetës edhe atë në moshën e hershme (fëmijërore edhe adoleshente) kur paraqiten sëmundjet gjenetike si Epilepsitë dhe sëmundjet e muskujve dhe nervave periferik. Te adoleshçentët dhe të rriturit mund te paraqitet edhe skleroza multiple e cila paraqet një sëmundje autoimune që çrregullon sistemin nervor qëndror dhe shkakton uljen e kualitetit jetësorë të pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Në moshën e vonshme paraqiten sëmundjet neurodegjenerative si sëmundja e Parkinsonit, Alzheimer-it dhe sëmundjet cerebrovaskulare si insulti në tru.


PA CENSURË:
Një person që ka provuar njëherë probleme me sistemin nervor, a ka gjasa të shërohet tërësisht?!


Neurologu Blerim Ademi:
Mvarsisht prej sëmundjes, mirëpo pjesa më e madhe e sëmundjeve neurologjike janë sëmundje kronike që zgjasin tërë jetën, kurse terapija është simptomatike që d.m.th, terapija që meret është për të zbutur ose larguar simptomet e sëmundjes. Ka edhe sëmundje që mund të shërohen tërësisht, mirëpo janë në numër më të vogël.

PA CENSURË: Cilët sëmudje neurologjike shkaktojnë invaliditet më të madh tek pacientët?

Neurologu Blerim Ademi: Sëmundjet neurlogjike që lejnë më shumë pasoja tek pacient janë sëmundjet cerebrovaskulare, këtu marin pjesë infarkti i trurit dhe gjakderdhjet ne tru. Këto sëmundje zakonisht paraqiten në moshën më të avancuar dhe paraqiten si shkak i disa faktorëve të rrizikut siç janë: shtypja e lartë e gjakut, diabeti dhe ajo që dominon si ves i keq tek popullata jonë ështe duhanpirja.
Këto pacient në Spitalin Klinik të Tetovës trajtohen në menyrë konzervative me medikament që bën shkrirjen e trombit dhe pasojat e invaliditeti janë më të vogla se tek pacientët që nuk trajtohen në këte mënyrë. Mirëpo ekzistojnë kriteriume për marjen e kësaj terapie, ajo më e rëndësishmja është që pacienti duhet të sjellet në spital sa më herët nga kur janë paraqitur simptomat e para të infarktit në tru si p.sh. dobësimi i ekstremitetëve, çrregullimi i të folurit, çrregullimi i vetëdijes etj.

PA CENSURË: Nga se duhet të kemi kujdes që të mos biem deri në këtë shkallë, pavarsisht jeta që na sfidon?! Më tepër do të thoja të na shkruani disa këshilla të thjeshta!

Neurologu Blerim Ademi: Prevenca edhe pse është pjesë shumë e rëndësishme e një sistemi shëndetësor, ne vendin tonë është dobët e zhvilluar. Prevenimi i sëmundjeve neurologjike si dhe atyre internistike arrihet me këshilla mjeksore dhe largimin e veseve të këqija që pacientët i kanë. Ajo që më së shumti brengos në vendin tonë janë veset e këqija siç janë duhanpirja, alkoholizmi dhe marja e supstancave tjera narkotike. Është e vërtetuar se sëmundjet cerebrovaskulare gjithashtu edhe ato kardiovaskulare janë drejtpërsëdrejti të lidhuara me shtypjen e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të glykemisë, nivelin e lartë të kolesterolit, duhanpirjen etj.
Unë do i kisha sugjeruar pacientët me presion të lartë të gjakut të kontrollojnë rregullisht tensionin e tyre të gjakut dhe të konsumojnë rregullisht medikamentet antihipertenzive, të reduktojnë peshën e tyre nëse janë me mbipeshë, të bëjnë aktivitet fizik çdo ditë, të konsumojnë ushqim me më pak yndyrna, të zvogëlojnë ose eleminojnë marjen e kripës dhe të ndalin duhanin.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.