Kur do të fillojë dhënia e provimit për certifikata të shoferëve përmes sistemit elektronik?


Dhënia e provimit për certifikata të shoferëve përmes sistemit elektronik do të fillojë shumë shpejtë, do të thosha gjatë disa ditëve të ardhshme. Po përgatiten detajet e fundit në firmën e cila është zgjedhur që ta zbatojë përmes sistemit elektronik, në pjesën e kushteve hapësinore dhe mundësive të cilat duhet të parashihen sipas ligjit, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Siç bëri të ditur në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media në Qeveri, gjatë ditëve të ardhshme do të thirren të gjitha kompanitë transportuese me shoferët e tyre të punësuar t’i qasen mundësisë drejtë mundësisë që të japin provim.

“Besoj se për pak javë ky problem do të zvogëlohet dhe kapërcehet. Furnizimi që ishte planifikuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë ka përfunduar dhe është përzgjedhur një kompani për kryerjen e provimeve jo vetëm në fushën e transportit, por edhe në pjesën e departamenteve të tjera ku ekziston ky lloj provimi elektronik në Ministrinë e Drejtësisë, por edhe në ministri të tjera. Në transport dhe lidhje, çështja ka qenë në pjesën e kalimit për certifikatat e shoferëve dhe mund të them se është tejkaluar”, tha Boçvarski.

Për shkak të vonesës me formimin e Qendrës Shtetërore për Provime për certifikim të rreth 800 transportuesve nuk mund të voziten jashtë shtetit.

Baby Boo