Kreshnik Spahiu ironizon Fifin dhe bën krahasim në ndjekësit e saj në Instagram


Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale fenomenin “Big Brother VIP” që ka përfshirë gjithë shqiptarët.Teksa krahason fansat që ndjekin Fifin dhe ata që ndjekin Jim Belushin, me ironi Spahiu shkruan se 87% e shqiptarëve flenë gjumë vetëm pasi puthet Donaldi me Beatrixin, përndryshe e gdhinë zgjuar.

Postimi i plotë: Aq komike është situata sa: Ismail Kadare ndiqet ka 10.000 njerëz, ndërsa Tea Trifoni ndiqet nga 500.000.
Fifi pëlqehet nga 700.000 shqiptarë, ndërsa Jim Belushi i Holliwood shumë pak 200.000 nga gjithe bota.

Big Brother Gjermani premier në vitin 2000 u ndoq vetëm nga 5% e gjermanve. Më pas nga 0.7%. Në Shqipëri 87% flen gjumë vetëm pasi puthet Donaldi me Beatrix për ndryshe e gdhinë zgjuar.

Baby Boo