fbpx

Kosova zyrtarizon USHTRINË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I pari i vendit, në praninë e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe pjesëtarëve të FSK-së ka nënshkruar të tri ligjet duke zyrtarizuar kështu krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Pas nënshkrimit, Thaçi ka uruar të gjithë për zyrtarizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe një herë dëshiroj që i nderuar komandant gjeneral Rama, ushtare dhe ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, që si president i Republikës së Kosovës dhe komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës t’iu uroj juve i nderuar komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës”.
“Dua të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-të dhe shtetet tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës me dekretimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 14.12.2018 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës më 26.12.2018”.

“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”.

“Edhe një herë urime Ushtria e Kosovës, juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë. Falemnderit shumë populli i Kosovës për besim – URIME DHE FAT”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.