Kompanitë transportuese të kenë garazhet e veta për kontroll (VIDEO)


Për 12 muaj policia e Tetovës ka regjistruar rreth 60 automjete në gjendje të parregullt teknike e që transportojnë udhëtarë.“Gjatë aksioneve kontrolluese të realizuara gjatë 12 muajve të fundit Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, në komunikacionin rrugor ka konstatuar se rreth 60 automjete të transportit publik kanë qarkulluar në transportin rrugor me parregullsi apo defekte teknike”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.Blerim Neimi, inxhinier i komunikacionit, thotë se është i pamjaftueshëm obligimi ligjor që automjetet për transport të udhëtarëve vetëm në 6 muaj të kryejnë kontroll teknik. Është i mendimit që kompanitë transportuese të kenë kontratë me kompani ose të kenë garazhet e tyre ku pas çdo udhëtimi të kontrollohen automjetet.

“Nuk do të thotë se mjete transportues nuk do të ketë mjete teknike, në qoftë se ai nga kontrolli teknik ka dalë në gjendje të rregullt pas një periudhe të shkurtë mund të shfaqet defekti dhe defektet shpesh herë janë prezent. Unë mendoj se duhet që ndërmarrjet pas çdo realizimi të transportit, të kenë garazhet edhe serviset e veta, për ta përgatitur mjetin për transportin e ardhshëm dhe mendoj se çdo herë do të identifikohen gabimet teknike të mjeteve transportuese”, vlerëson Neimi.Pas tragjedisë me autobusin në Bullgari, në Maqedoni janë shtuar kontrollet e automjeteve transportuese.

Baby Boo