fbpx

Kohëra të veshtira, a ka mbetur bre dicka humane për Allah ?

Shkruan Besim Aliu

Duke filluar nga disa hoxhallarë, xhemat-melaqe, humanist, thirrës e aktivist !

FARZI- është bërë Xhenaze-Industri dhe monopol (nuk po i kryejn farzin- faljen e namazit të xhenazes pa para, ku falja e namazit të xhenazes është Farz-Obligim për çdo musliman që është me mendje të shëndoshë)…
SUNNETI I MUHAMMEDIT a.s- është bërë Hixhame-Industri, i rrjepën njerëzit duke i prerë dhe duke i gënjyer në emër të Pejgamberit dhe duke ju marr pare, edhe ate pa kurfar profili profesional ( as transfuziolog, as fizioterapeut dhe së paku të mesme të mjekësis), këto ‘’sunnetxhinjë’’ nuk janë asgjë tjetër vetëm duke e shitur mirësin dhe shpirtin human të Pejgamberit a.s për përfitime të vetat, dhe në fund unë po e ngjalli një sunnet të Pejgamberit a.s, (mos gënjej se ti nuk je duke e ngjallë sunnetin e Muhammedit a.s., ti as që është duke të interesuar sunneti i Muhammedit a.s., juve u janë duke ju interesuar vetëm Euro e Dollarë, ti e ke shitur sunnetin e Pejgamberit a.s. e nuk e ke ngjallur…

KUR‘ANI- është bërë Rukje-Industri, thua ti se Kurani ka zbritur vetëm për exhine dhe shejtana, edhe këta janë duke e shitur Kuranin me çmime të larta edhe ate kan bëtë tarifa të ndryshme duke filluar nga 50 euro që arrijnë edhe mbi 1000 euro e më tepër…dhe në fund merre ket terapi edhe kjo kushton 250 euro një mjalt, vaj ulliri, dhe 1litër ujë zemzemi, po pse aq shtrenjt, e po janë të fryme këto me Kur’an, po o i poshtër Allahu nuk e ka zbrit Kuranin ti për mi fry mjaltit të 5 eurove e me shitur 250euro(mjalti është 5 euro, vaj ulliri 2 euro, uji zemzemit 2 euro, të gjitha këto 9 euro, kurse po ja shet 250 euro, ti më këtë rast je duke i shitur ajetet Kur’anore, se të fryme me demek.

HADITHI- është bërë barnatore Sunneto-Industri, ka thënë Pejgamberi a.s, ka thënë Pejgamberi a.s, shesin në emër të Pejgamberit pa kurfar profili personal dhe pa asnjë shkollë të kryer për farmacist, kan hapur barnatore me përvoj pune në gomisteri, shankist e taksist…( ta shesin barin e livadheve në emër të Pejgamberit a.s. me çmime bombastike, (me garanci de – Pajgamberin a.s. e kan fletë garancie)…

Po mirë bre musliman! A i ke karakteristikat e kultivimit të atyre barnave me çka janë ushqyer, me bio ushqim, me hemikale, me humus, apo me ushqim të shtallave, e kështu me radhë, apo në cilat vise janë kultivuar ato barnishte, ato nese janë kultivuar me kemikate të ndryshme ato mund të jenë edhe me pasoja katastrofale për shëndetin dhe ti mund të jesh një shkaktar që dikush të ndërroi jetë me pagesë në heshtje …
Muhammedi a.s. nuk ka kërkuar para për faljen e Farzit-Namazit të xhenazes, ai i ka urdhëruar njerëzit që ti kryejn Farzet.

Pejgamberia.s. nuk i ka shëruar njerëzit me pare e as nuk ju ka shitur ilaçë me pare, por ju ka treguar reçetat pa asnjë kompenzim dhe nuk i ka detyruar ti blejnë ato nga ai, të sëmurit kan shkuar lirisht vetë i kan gjetur përbërësit e ilaçit dhe kan vazhduar kurimin e sëmundjeve…
Pejgamberina ka rekomanduar që ti vizitojmë të sëmurët, ti ndihmojme ata dhe të kujdesemi për ta.
Pejgamberi ka qenë human, e jo si ju, si jeni bërë si hijena coftina-ngrënës kur ta shihni një të sëmurë menjëhere të vraponi dhe t‘ia merrni të gjitha parët në emër të Pejgamberit…

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.