fbpx

Klinika ortopedike për fëmijë “Majçin dom” është duke u rrënuar, ndërsa Ministria nuk planifikon ta sanojë

Nga Minstria e shëndetësisë thonë se nuk planifikojnë sanimin e objektit dhe se në vend të tij do të ndërtojnë spital të ri dhe shtojnë se është ende herët të thonë se kur do të fillojnë punimet dhe sa do kushtojë.

Stacioni i Klinikës ortopedike për fëmijë “Majçin Dom” në komunën e Shkupit Aerodrom nuk funksionon një kohë më të gjatë. Është i lënë pas dore dhe po shkatërrohet, kurse nuk është në përdorim as salla për operacione. Në funksion janë vetëm pjesa e ambulancës, ku bëhen kontrolle parandaluese për foshnjat, si dhe qendra për dhimbje, ku bëhen ushtrime për fëmijët me pengesa në zhvillim, shkruan SDK.

Prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë për ushtrime fiziko-terapeutike në “Majçin Dom” thonë se edhe në pjesën për ushtrime gjithçka është lënë pas dore dhe se duhet prej shtëpie t’i sjellin dyshekët për ushtrime, për arsye se qendra nuk ka as mjetet themelore për punë.

Udhëheqësi i Klinikës për ortopedi, që është pjesë e Klinikës për traumatologji, ortopedi, anestezi dhe Qendra urgjente D-r. Viktor Kamnar, thotë se stacioni dhe salla kirurgjike në “Majçin Dom” nuk punojnë tash më shtatë-tetë vite dhe se tani aty gjendja është aq e keqe sa që nuk mund të përdoren as salla, as stacioni.

“Operacionet e fëmijëve i bëjmë në Klinikën për ortopedi, kurse këtu kemi dy dhoma për fëmijë, në të cilat mund të akomodohen 10 deri 12 fëmijë. Tani ‘Majçin Dom’ nuk  mund të përdoret meqë gjithë objekti është i shkatërruar dhe kulmi është i rrënuar. Kontrollet parandaluese për foshnje zhvillohen pa pengesa, si dhe pjesa me ushtrimet”, thotë d-r. Kamnar.

Ai thotë se për gjithë këto vite, organet e shëndetësisë nuk kanë bërë përpjekje ta vënë në funksion këtë pjesë, ndërsa tani sipas paralajmërimeve nga Ministria e shëndetësisë se  atje do të bëhet spital i ri, punë janë lënë ashtu siç janë. Sipas tij, nëse ky stacion vihet në përdorim do të sigurohet hapësirë për hospitalizim të 50 pacientëve.

“Kur është ndërtuar ky objekt ka qenë i dedikuar për fëmijë të braktisur, përkatësisht fëmijë pa prindër, siç është ai në Manastir. Në vitet 1980-ta bëhet pjesë e Klinikës për ortopedi dhe aty  janë të akomoduar dhe operuar fëmijët, kurse të rriturit në Klinikë. Tani punët janë ashtu si janë dhe fëmijët i operojmë në Klinikë”, thotë d-r. Kamnar.

Stacioni në Klinikën për ortopedi për fëmijë “Majçin dom” nuk përdoret tash më shtatë-tetë vjet, është braktisur të rrënohet. Një prej dhomave në katin e sipërm ku, sipas udhëheqësit të Klinikës për ortopedi për fëmijë D-r. Viktor Kamnar, mund të akomodohen 50 pacientë (Foto: SDK.МК)

Nga Ministria e shëndetësisë thonë se nuk është planifikuar riparim i objektit ekzistues dhe se në pjesën ku bëhen kontrollet e pacientëve ka kushte për punë. Ministria këtë verë ka shpallur konkurs për përgatitjen punim të zgjidhjes ideore për ndërtim të spitalit ku duhet të transferohet Klinika për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski”, për arsye se ndërtesa është e vjetër dhe nuk është e mirëmbajtur.

Ndërkohë, parcela afër “Majçin dom”, e cila i është shitur një investuesi privat, është rrethuar si vend ndërtimi dhe aty do të ndërtohet ndërtesë e madhe banimi.

Sipas planit, të Ministrisë së shëndetësisë, spitali i ri duhet të jetë i lartë 18 metra me katin përdhes plus katër kate. Sipërfaqja e objektit është 3.728 metra katrorë me bruto sipërfaqe të përpunuar prej 18.640 metra katrorë, me nivel të shfrytëzimit prej 4 përqind. Qasja për trafikun deri te spitali është zgjidhur prej dy krahëve, gjegjësisht nga bulevardi Vasko Karangelevski dhe bulevardi Jane Sandanski.

Është ende herët që të përcaktojmë afatin e saktë për fillimin e punëve ndërtimore. Tashmë po shqyrtojmë mundësi për disa vende në institucionet shëndetësore në Shkup ku seksionet për kontrolle parandaluese dhe ushtrime fizioterapie do të transferohen kur të fillojë ndërtimi i spitalit”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Ata nuk tregojnë se sa para janë paraparë në buxhet për vitin 2019 për ndërtimin e spitalit të ri te “Majçin Dom”.

“Shuma për ndërtimin e spitalit do të varet nga mënyra se si do të financohet ndërtimi”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.