Këto katër objekte duhet t’i ndërroni shpesh në banjo


Edhe pse kuzhina apo salloni i ndenjes janë zonat ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës, ekziston edhe një tjetër ambient në shtëpi ku kalojmë ca orë të mira.Po flasim për banjën, një ambient i cili duhet mirëmbajtur gjithmonë pasi mund të kthehet në një çerdhe mikrobesh e bakteresh.

Në morinë e objekteve dhe pajisjeve hidrosanitare, të cilat nuk mund t’i ndërrojmë sipas qejfit, ekzistojnë disa aksesorë që duhen ndërruar vazhdimisht pasi mund të bëhen burim infeksionesh dhe të na dëmtojnë shëndetin. Ja cilët janë ata:

1.Peshqiri: Peshqiri konsiderohet si shtëpia e qelizave të vdekura të lëkurës dhe nëj dnër objektet ku jetojnë dhe shumohen më shumë baktere se akund tjetër. Duke qenë se peshqiri bie në kontakt me zona të ndryshme të trupit si fytyra, zona gjenitale dhe ajo anale, ai mbledh të gjitha këto baktere dhe krijon mundësinë e infeksioneve pas përdorimeve të shumta.

2.Furça e dhëmbëve: Goja përmban shumë mikroorganizma që transferohen tek furça gjatë përdorimit. Kur furçat ndodhen pranë njëra-tjetrës bakteret mund të ngjiten tek to dhe të sjellin rrezikun e shpërndarjes. Shpëlarja e furçës nën ujin e rubinetit nuk i eliminon të gjitha këto baktere të cilat mund të jetojnë tek furça për muaj të tërë. Furça duhet ndërruar çdo 6 muaj.

3.Shtronja e banjos (rrugicat): Rrugicat e banjos mbledhin një pafundësi mikrobesh e bakteresh, pa harruar që kur janë të lagura për disa orë i shumojnë ato. Prandaj ndërrojini sa më shpesh dhe lërini të ajrosen.

4.Perdja e dushit: Shumë prej jush mendojnë se perdja e dushit nuk ka nevojë për pastrim pasi laget sa herë që bëni dush. Kjo është e gabuar pasi pedja zë myk më shpejt nga ç’e mendoni dhe krijon habitat rritjeje për shumë baktere. Lajeni perden e dushit me uthull molle dhe lëng limoni dhe nxirreni vazhdimisht në diell. Perdja e dushit duhet ndërruar dy herë në vit.

Baby Boo