fbpx

Këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin në dalje të Prishtinës

Katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë përderisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit të punës, dyshohet se janë vetaksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbër jetën dy vajza ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Vdekjjen e viktimave, Learta Sopjani 23 vjeç dhe Kaltrina Hoti 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.