fbpx

Këngë muslimano-krishtere për Krishtlindje, nis me La ilaha illAllah…

Më shumë nga pozita laike e jo fetare, dy të rinj të besimeve të ndryshme në Pakistan, muslimani Haider Ali Chao dhe e krishtera Michelle Sebastian, kanë realizuar një këngë për Krishtlindje, e cila dhe me kredon e njohur islame se “Zoti është Një” – “La ilaha illAllah”.

“Edhe pse ne jemi anëtarë të feve të ndryshme, kurrë nuk kanë pasur ndjenjën se jemi të ndryshëm”, thanë të rinjtë muzikantë, duke shpjeguar se pse kënga e tyre lidh dy kulturat.

“Nëse ne besojmë në Zot, besojmë në paqe dhe dashuri. Një Zot, një botë”, thuhet në këngë..

“Asnjë fe nuk nxit urrejtjen. Bibla dhe Kurani i Shenjtë na mëson për të qenë të drejtë, për ta dashur njëri-tjetrin dhe ky është mesazhi që ne duam të përcjellim me këngën tonë”, shpjegoi Haider Ali Chao.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.