fbpx

Jeremic e quan të sëmurë presidentin Vuçiq

Ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së dhe kreu i Partisë popullore të Serbisë, Vuk Jeremic ka reaguar ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic. Pasi ky i fundit e quajti hajn e kriminel i vogël, i cili ka gisht në protestat e organizuara.

Gjatë një intervistë për “Blic”, Jemremic përmendi Vucic’in duke thënë se është një njeri i sëmurë.

“Nuk është duke vepruar në mënyrë të arsyeshme. Vucic, për fat të keq, është një njeri me shëndet të dukshëm të dëmtuar”, ka thënë Jeremic.

Presidenti i Serbisë gjatë një interviste dhënë për Tanjug në ditën e djeshme në lidhje me protesta e organizuar ka përmendur edhe Vuk Jeremiçin duke e quajtur si kriminel i vogël dhe hajdut.

Duke folur për protestat, Vucic ka thënë se protestat që po zhvillohen në Beograd janë politike, por është e rëndësishme që ato të jenë demokratike dhe paqësore.

Ndryshe, Vucic po përballet me protestat më masive të viteve të fundit në Serbi, nga ku po kërkohet dorëheqja e presidentit serb.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.