Jehona e votuesve në Dibër deri në ora 09:00 është 2,5%


Votimi në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dibrës po zhvillohet pa probleme në të gjitha 27 vendvotimet e kësaj komune, ku deri në orën 9 të mëngjesit kanë votuar 2.5 për qind e votuesve të regjistruar. Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja deri në orën 9 të mëngjesit është më e lartë me 0,75 për qind.

“Të drejtën e votës deri në orën 9 e kanë ushtruar 480 qytetarë, që përbën 2.5% nga numri total prej 19.211 votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Në rrethin e parë deri në orën 09:00, të drejtën e votës kishin shfrytëzuar 342 votues ose 1,75 për qind”, njoftoi nënkryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhorë në Dibër, Jovanka Josifovska.

Baby Boo