Javën e ardhshme pritet të mbërrijë fatura milionëshe e rrymës!


Rrjeti Evropian i Energjisë javën e ardhshme do të dërgojë faturën për shfrytëzimin e pa paralajmëruar të energjisë elektrike nga sistemi i transmetimit. Fatura do të arrijë në adresën e MEPSO-s. Autoritetet pritën faturën ta marrin më herët, por nga Evropa u erdhi një letër ku thuhej se ende po bëhen llogaritjet, sa rrymë është tërhequr dhe me çfarë çmimi do të tarifohej.

“Kur t’i mbledhin të gjitha të dhënat nga operatorët e transmetimit, bëjnë llogaritje dhe faturë. Një operator i transmetimit nuk ka dërguar të dhëna, prandaj vonohen llogaritjet dhe fatura”, thonë nga MEPSO.Nga kompania shtetërore e energjisë për Alsat thonë se deri më tani nuk kanë njoftime nëse përveç energjisë së konsumuar, vendi do të duhet të paguajë gjoba. Kështu ishin njoftimet fillestare që kanë mbërritur nga Rrjeti Evropian i Energjisë, ku theksojnë se do të kërkojnë nga Maqedonia që të paguajë një milion euro në ditë, pasi pa paralajmërim është marrë energji elektrike nga sistemet transmetuese.

Përllogaritjet e drejtorit të MEPSO-s Kushtrim Ramadani janë se Rrjeti Evropian i Energjisë do të kërkojë të paguhen rreth 20 milionë euro.Nga MEPSO konfirmojnë se tashmë kanë marrë një pjesë të ndihmës nga Qeveria, e cila është paralajmëruar nga arka e shtetit për përballimin e krizës. Në llogarinë e kësaj kompanie energjetike janë transferuar mbi 16 milionë euro, fonde këto që do të duhet të mbulojnë një pjesë të humbjeve të MEPSO-s. Shteti deri më tani ka transferuar 32 milionë euro në EMV.

Baby Boo