fbpx

Ivanov: Ku dallon falja ime nga amnistia juaj ?

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov para deputetë të Kuvendit ka kritikuar amnistinë e personave të akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, në veçanti formën që ka zgjedhur për të falur ish zyrtarët dhe protestuesit e tjerë që kishin pushtuar Kuvendin duke e quajtur falje të kushtëzuar ndërsa ka mbrojtur faljen që ai i kishte bërë personave të njëjtë duke e quajtur falje për pajtim por që e kishte tërhequr pas reagimeve të shumta në opinion.

Cili është dallimi mes faljeve të mia dhe amnistisë tuaj? Në qëllimet! Qëllimi im ishte pajtimi përmes faljes, kurse qëllimi juaj është sigurimi i mbështetjes për ndryshimet kushtetuese përmes shantazheve. Nëse unë vendimet i kam marrë për të parandaluar kaosin në shtet, Ju, vendimet për amnisti i merrni që t’i bëni të ligjshme shantazhet me të cilat krijohet kaos dhe rrënohet shteti juridik”, ka deklaruar Ivanov

Ivanov në fjalimin e tij ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, kryeministri Zoran Zaev, deputet të LSDM-së dhe VRMO-së, por jo edhe deputetët dhe ministrat nga radhët e BDI-së, kritikoi edhe marrëveshjen me Greqinë e cila sipas tij është burim të gjitha krizave dhe pakënaqësive që kanë përcjell vendin gjatë këtij viti. Ivanov tha se kjo marrëveshje tjetra me Bullgarinë, platforma e Tiranës dhe ligji për përdorimin e gjuhëve rrënojnë themelet e shtetit. Edhe pse kundërshton ligjin për avancimin e shqipes, Ivanov tha se kjo nuk nënkupton se është kundër shqiptarëve në Maqedoni.

Nëse me Marrëveshjen e Prespës mohohet populli maqedon, me interpretimin e lirë të marrëveshjes me Bullgarinë zhbëhet historia maqedonase, ndërsa me platformën e Tiranës dhe me ligjin kundër-kushtetues për përdorimin e gjuhëve bëhet përpjekje për demontimin e shtetit maqedons”, ka theksuar Ivanov.

Ai ka kritikuar pushtetin për mosrespektimin e rezulatit të referendumit në të cilin qytetarët me mos dalje i thanë JO marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit kushtetues me qëllim ruajtjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase.

Ivanov ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë duke kundërshtuar me këtë rast paralajmërimet se në fletët e regjistrimit nuk do të ketë grafë për përkatësinë etnike të qytetarëve. Kjo sipas tij rrënon Marrëveshjen e Ohrit pasi në bazë të përcaktimeve të saj, apo 20 përqindëshit rregullohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e bashkësive etnike.

Gjatë kohë insistoj në regjistrimin e popullsisë, por cili do të ishte qëllimi i realizimit të regjistrimit pa shprehjen e përkatësisë etnike…Pyes publikisht nëse me një regjistrim të tillë i humbet vlera marrëveshjes së Ohrit? A thua kjo nuk paraqet rrënim të demokracisë tonë shumetnike? A thua harrohet se pa grafën etnike nuk ka marrëveshje kornizë të Ohrit?”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë.

Ai gjithashtu tha se ka informacione se janë dhënë urdhra me gojë për ndjekjen, regjistrimin dhe përgjimin e tij nga shërbimi sekret, të cilin e ka quajtur “UDBA”. Ai sikur edhe në fjalimin e fundit DSK-në e ka etiketuar si vatër të krizave politike, institucionale dhe të sigurisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.