Ivanov: “Interes strategjik i Bullgarisë është Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së”


Bullgaria nuk duhet ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot bashkëkryetari i koalicionit Bullgaria demokratike, Hristo Ivanov, duke shtuar se pozicioni i Sofjes është se në interes të saj nacional është të dy vendet të jenë pjesë e familjes evropiane.

“Qëllimi ynë strategjik është Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, por me respektim të Marrëveshjes për miqësi”, shtoi Ivanov, koalicioni i të cili është pjesë e Qeverisë bullgare.

Sipas Ivanov, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Qeveria e re nuk e ndryshon pozitën e Bullgarisë ndaj vendit, por angazhohet për gjetje të qasjes së bashku me autoritetet në Shkup “për realizim të të dy qëllimeve”.

Baby Boo