fbpx

Ish-ambasadori Filipov kandidon në LSDM për garën presidenciale

Ish-ambasadori maqedonas në Gjermani, Gjorgji Filipov, nesër planifikon të dorëzon kërkesë për kandidat për president të shtetit nga radhët e LSDM-së.

Ai informoi publikun për aktivitetet e planifikuara përmes një komunikate për shtyp.

“Të nderuar gazetarë dhe shtëpi të mediave, unë, ambasadori prof. Dr. Gjorgji Filipov, nesër, më 11 shkurt 2019, e hënë, në bazë të shpalljes, do të dorëzoj kërkesë deri tek LSDM-ja si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë nga radhët e LSDM-së. Me këtë rast ju ftoj në një konferencë shtypi të caktuar për 11 shkurt 2019, duke filluar nga ora 12:00 në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Do të jetë kënaqësi t’ju drejtohem dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja”, thuhet në letrën e ish-ambasadorit Filipov.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.