fbpx

Irani, kremtime të 40-vjetorit të Revolucionit Islamik (video)

Njerëzit iranian u mblodhën në të gjithë vendin për të festuar 40-vjetorin e përmbysjes së regjimit të Reza Pahlevit dhe krijimin e Revolucionit Islamik.

Ceremonia filloi në orën 9:00 lokale dhe po mbahet në më shumë se 1,000 qytete iraniane dhe rreth 10,000 fshatra gjithashtu.

Në Teheran, qytetarët u mblodhën në Sheshin e Lirisë ku Presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Hassan Rouhani do të mbajë një fjalim.

Qindra të ftuar të huaj, duke përfshirë personalitete nga fusha e shkencës, politikës dhe sferave të tjera, arritën në Iran për kremtimne.

Regjimi i Pahlevit ra më 11 shkurt 1979, ndërsa revolucioni pati si udhëheqës Ayatollah Khomeinin, i cili para kthimit në Iran jetoi në mërgim në Francë dhe Irak.

 

S

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.