Intervista e parë pas kaq kohësh/ Elvana flet për Covidin: Makth i madh, këndoja me maskë


Elvana Gjata është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Soiree”, në intervistën e parë pas kaq kohësh, ku ka folur për albumin “Celu” e detaje nga jeta e saj.Këngëtarja zbuloi gjatë intervistës se ajo nuk është infektuar nga Covidi, por prindërit e saj po dhe për të ka qenë një makth.

“Covidin se kam kaluar ende. Kam kaluar sigurisht një periudhë shumë të vështirë mund të them me bindje që më ka ndryshuar shumë, sepse unë jam një njeri modest, me këmbë në tokë, por kjo periudhë më ka bërë që të jem edhe më shumë dhe t’i vlerësoj e t’i dua edhe më shumë gjërat e vogla. I jam përkushtuar totalisht familjes. Kam kaluar shumë kohë me ta dhe është diçka që do ta bëj edhe më shumë e nuk do ndalem edhe pse gjërat duken sikur po rikthehen në normalitet. Familja për mua është gjëja më e rëndësishme që unë kam. Në fakt as motra nuk e ka kaluar, prindërit po dhe ky ishte makthi më i madh që mund të përjetoja. Që kur dëgjuam për pandeminë në fillim, frika ime më e madhe ishte sigurisht ata. Ditën kur mora veshqë ata ishin infektuar, ishteshumë e rëndë. Lavdi Zotit nuk e kaluan aq rëndë sa ç’prisja. Konkluzioni është qëata sot janë mirë. I dua shumë ata. Janë pika ime e dobët”, ka treguar Elvana.

“Mua më është dashur që të bëj muzikë, të krijoj muzikë me maskë. Kam qenë e detyruar të këndoj me maskë. Kam kënduar me maskë në studio sepse nuk kam qenë vetëm dhe ka qenë një situate vërtet shumë e çuditshme, e vështirë. Duhej të përshtateshe patjetër me këtë gjë, por ia dola që ta përballoj këtë situatë me sukses. Me gjithë vështirësitë që kisha, nuk doja që të dilja nga fokusi dhe fokusi im ishte të vazhdoja e të zhvilloja këtë trashëgimi time muzikore që unë doja tësillja në këtë album”, tha Elvana.

Baby Boo