fbpx

Identifikohet edhe viktima e pestë, Zoran Davidovski humbi jetën mbrëmë pas aksidentit në rrugën Shkup – Tetovë

Zoran Davidovski është viktima e pestë që identifikohet pas rastit tragjik të mbrëmshën në rrugën Shkup – Tetovë pas rrokullisjes së autobusit ku mbetën të vdekur 15 dhe mbi 30 të lënduar. Me këtë rast qyteti i Shkupit shpreh ngushllime për humbjen e kolegut të tyre ku si i punësuar ka qenë prej vitit 2011.

Davidovski është i lindur në 22.08.1981.

Deri tani janë identifikuar Zoran Davidovksi, Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku dhe Besim Kamberi i cili sot varroset pas namazit të Iqindisë.

Ndryshe sot ndërroi jetë edhe një i aksidentuar ku numri i të vdekurve ariti 15 dhe mbi 30 të lëdnuar.

Sot gjithashtu në Gostivar u mbajtë mbledhje komemorative ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Zoran Zaev.

/TS/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.