fbpx

i shqiptohet masa e burgimit burrit që ekzekutoi gruan e tij gjyqtare!

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Pretenca e organit të akuzës u dha mëngjesin e sotëm, kur organi i akuzës kërkoi që dënimin ai ta vuaj në të një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja e rëndë ku mbeti pa shenja jete Fildez Hafizi ndodhi më 31 gusht te vitit të kaluar.

Hafizi u qëllua me plumb në kokë në makinën e saj. Ajo sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi menjëherë pas krimit, u largu duke kërcënuar shoferin e një furgoni, për të përfunduar pak minuta më vonë në komisariatin nr 1.

Gjatë procesit gjyqësor, Fadil Kasemi e pranoi krimin ndërsa shpjegoi se marrëdhënia e tyre kishte nisur të përkeqësohej kur Fildez Hafizi kishte fituar studimet për në shkollën e magjistraturës.

Edhe tre vjet para krimit të rëndë në Tiranë, Fadil Kasemi kishte tentuar ta ekzekutojë nënë e dy fëmijëve të tij, në plazhin e Golemit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.