fbpx

I pari i Kërçovës:”Llogaridhënia mbi të gjitha”

Përgjegjësia në detyrë, obligim parimior për qeverisje transparente

Llogaridhënia mbi të gjitha

Duke pasur parsyshë parimet e transparencës dhe të llogaridhënies për punët e relizuara në Komunën e Kërçovës, si dhe pjesëmarrjen e qytetarit në vendimarrje në qeverisjen e komunës, realizuam takimin me qytetarët, në veçanti me bashkëvendasit tanë nga diaspora për të pasqyruar punën e realizuar dhe planifikimet e projekteve për vitin 2019.
Me këtë rast, duke uruar për mirëseardhje të pranishmit, takimi vazdoi me prezentime konkrete për projektet jetike për qytetarët.
Falënderojmë personelin e Restorantit “ Milenium “ i cili na mundësoi falas shfrytëzimin e hapsirave, si dhe koktejin e përgatitur nga ana e tyre enkas për të mbajtur takimin e organizuar me qytetarët.

Qytetarë të dashur,

Pasi ndodhemi në ndërrimin e moteve, uroj që të na prijë njët vit i mbarë me shumë shëndet e suksese.
Për nder të ndërrimit të vitit uroj të gjithë qytetarët e Kërçovës, duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe harmoni për të gjitha familjet. Viti i Ri 2019, uroj që të përmbushi të gjitha pritjet e qytetarëve, me shpresë se do të realizojmë të gjitha premtimet e dhëna. Edhe njëherë më lejoni që në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Kërçovës të shpreh falenderim për mërgimtarët kërçovarë dhe t’u uroj qëndrim të këndshëm në vendlindje.

Gëzuar dhe me shumë fat Viti i Ri 2019

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.