fbpx

I digjet makina biznesmenit shkodran, kamerat filmojnë gjithçka (VIDEO)

Një natë më parë një makinë e një biznesmeni është djgur në Shkodër, tek vendi i quajtur Rruga e Gjanë në Shkodër.

Mjeti në fjalë është në pronësi të shtetasit Ergyst Kullolli, një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës bashkë me familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:34 të mëngjesit kur mjeti është djegur nga një person i paidentifikuar ende nga policia. Kjo nuk është ngjarja e parë për biznesmenin Kullolli sepse para 6 ditësh teksa po shkonte në shtëpi në orët e mbrëmjes është goditur pas koke nga një person i paidentifikuar dhe ka rënë në tokë pa ndjenja.

Biznesmeni mban mend vetëm disa hapa dhe asgjë më shumë sepse menjëherë ka humbur vetëdijen. Pasi është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ka marrë mjekim ndërsa ka disa shqetësime në duar dhe kokë si shkak i goditjes. Pas 6 ditësh biznesmeni Kullolli përballet me një tjetër ngjarje të rëndë. Kësaj here mjeti i tij që ndodhej i parkuar përpara dyqanit që ka tek “Rruga e Gjanë” është djegur me benzinë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.