fbpx

Humbin dy skiatorë në Kodrën e Diellit, policia pas 8 orëve i gjenë (Video)

Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.S. nga Tetova, dje mbrëma (7-shkurt) rreth orës 19 e 30 minuta, në Stacioni policorë në Kodrën e Diellit, ka denoncuar se 29-vjeçari M.L. dhe 45-vjeçari Sh.F.

Të dy nga Tetova, janë larguar nga grupi me të cilët së bashku kanë skijuar, prej fshatit Lisec në drejtim të fshatit Pallçisht i Poshtëm, prej ku kanë humbur orientimin dhe prej atij momenti nuk kanë pasur qasje në rrjetë as në celularët e tyre.

Menjëherë është organizuar kërkimi ndaj dy tetovarëve, në të cilën kanë marrur pjesë më shumë punonjës të policisë, të udhëhequr nga menaxhmenti i Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në bashkëveprim me ekipet malore shpëtuese, të cilët me anë të ratrakut (pronë e ,,ELEM turs,,) janë drejtuar në vendin e treguar ku mbrëmë (8-shkurt) rreth orës 02 e 30 minuta, personat e humbur janë gjetur, dhe më pas janë dërguar deri në fshatin Palçisht i Poshtëm, prej ku me veturë zyrtare të policisë, janë dërguar deri në shtëpitë e tyre.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.