fbpx

Humb foshnjën gruaja që u аksidentua nga një kamion

Të shtunën në Prishtinë ka ndodhur një аksident trafiku, ku është përfshirë një këmbësore e cila ishte shtatzënë. Policia bën të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra ajo e ka humbur foshnjën.

Pas lëndimeve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abоrtuаr.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, njofton PK.

“Raportohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke drejtuar një kamionet në rrugë, nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar. Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpress

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.