Humb betejën me koronavirus shkrimtari Musli Berisha


Ka humbur betejën me koronaviurusin, shkrimtari Musli Berisha nga Ferizaj, i cili punoi për shumë vite edhe si gazetar.

Shkrimtari Berisha, ka punuar shumë vite edhe si gazetar dhe punëtor komunal. Lajmin e ka bërë të ditur Klubi Letrar De Rada në Ferizaj, të cilët kanë shprehur ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas.

Njoftimi i plotë:
Humb betejën me virusin COVID-19 shkrimtari Musli Berisha (Mumir Ferko) gazetar shumëvjeçar dhe punëtor i Komunës së Ferizajt. Me vdekjen e tij Ferizaj humbi një nga krijuesit më produktiv të viteve të fundit. Klubi letrar “De Rada” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas

Baby Boo