Hoxha: BESA subjekti më komod, BDI drejt përçarjes, Alternativa doli si më keq nga qeveria ndërsa ASH hesht për hyrjen në qeveri!


Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha i ftuar në “360 Gradë” në Alsat deklaroi se Lëvizja BESA për momentin është subjekti politik më komod në skenën politike. Ndërkohë derisa komentoi zhvillimet e fundit në vend tha se në po mbizotëron një paqartësi e madhe dhe se të gjitha përpjekjet po bëhen për të akomoduar e disa personave në kolltukët e pushtetit.

“Ne kemi qenë të parët që kemi thënë se kjo Qeveri është Qeveri e numrave dhe nuk është Qeveri e legjitimitetit. Ne kemi qenë të parët që kemi thënë se interesi për tu kyçur në këtë Qeveri nuk ka të bëj me ndryshimin për aspektin pozitiv të situatës apo të gjendjes së qytetarëve, por ka të bëj thjeshtë me akomodimin e disa figurave në kolltukët e pushtetit…Për momentin shteti është në një vakum total… BDI-në e kemi në një situatë përçarje, ku nuk dihet tash ai grupi që do të shkëputet a është pjesë e qeverisë apo e opozitës, e kemi situatën me Alternativën e cila edhe pse vendimin për të dal nga Qeveria e ka mare dy ditë më vonë se emrat e dorëzuar në kuvend për t’ia shkarkuar ministrat e tyre dhe kemi një situatë ku Aleanca për Shqiptarët po heshtë për të argumentuar kyçjen në Qeveri, dhe mezi pret që të shoh numrat a janë a nuk janë për tu kyçur. Dhe në këto rrethana zëri kritik dëgjohet shumë pak, por kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi prezentë”, deklaroi Arianit Hoxha, Lëvizja BESA. /Alsat.mk

Baby Boo