fbpx

Haradinaj: “Sa për Mogherinin, edhe 3000 vjet mbesim kështu”

Kryeministri edhe këtë herë ka kërkuar që në procesin e dialogut me Serbinë të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë intervistë RTV 21, Haradinaj gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me letrën e presidentit Trump.
Kryeminsitri i Kosovës foli edhe për rolin e BE-së dhe SHBA-së në lidhje relacionet Kosovë-Serbi.

Haradinaj përsëri kritikoi Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Ai tha se Mogherini nuk ka bërë asgjë në lidhje me problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e SHBA’së në dialog. I pari i qeverisë tha se po t’ia lëmë në dorë vetëm Mogherin’it, ‘’do të mbesim kështu edhe 3000 vjet’’.

Haradinaj tha se lufta në Bosnje dhe Kosovë ka përfunduar vetëm me ndërhyrjen e SHBA’së, dhe problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e tyre.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.