fbpx

Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Do marrim masa

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Ramush Haradinaj i kanë vlerësuar deklaratat e presidentit serb, Vuçiç, të bëra një ditë më parë nga qyteti i Vranjës në Serbi, si të papranueshme dhe cënuese ndaj integritetit territorial të Kosovës.

“Deklaratat e fundit kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të dhëna dje, më 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cënim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet në reagimin e kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se, këto deklarime “janë një sulm i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”. Më tej, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore, me qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.