fbpx

Gurbetçarin e keqtrajtuan në kufi. Ja çfarë i shkuran Zaevit….

Letër e hapur Zoran Zaevit

Janë plotë 7 vite që në kufirin e Maqedonisë artificiale më maltretojnë pa mos më shpjeguar pse, pa asnjë arsye! 7 vite maltretim vetëm pse jam Shqiptar, ashtu si mbi 5000 shqiptarët tjerë që maltretohen njejtë si unë! 7 vite të tëra që më frikësohen fëmijët kur kalojmë kufirin, zotri Zaev, Kryeministër i Maqedonisë Veriore, apo si të doni quajeni! Kurrë keq këti shteti nuk i kam bërë, përveç që si mërgimtarë që jam, i kam sjellë vetëm të mira! Edhe në vitin 2001 kur unë me shokë putha pushkën, edhe atëherë unë mendoja për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi!
Përfundimisht, duke menduar se me ardhjen tuaj në pushtet do të përfundojnë padrejtësitë që na u bënë nga klika e VMRO-së, duke menduar se do të sillni jetë për të gjithë qytetarët pa dallim etnije, ju sollët liri për kriminelët që e sollën këtë shtet në buzë të greminës!
Ky shtet jeton mbi supet e Shqiptarëve i nderuar Kryeministër! Prandaj ju drejtohem publikisht, mendoni pak për Shqiptarët, shpëtimtarët e shtetit, mendoni pak për mërgimtarët, që sjellin financa në shtet! Mendoni për ne të pafajshmit, sillni drejtësi për ne, kurse ata që i lironi, ata duhet mbajtur nëpër burgje!
I nderuar Kryeministër Zoran Zaev! Këtë kërkesë ua adresoj pikërisht juve, sepse prtitë shqiptare janë të zëna me aktivitetet e tyre, kush do‘t përfitojë më tepër tendere në qeverinë tuaj! Ata na kanë zhgënjyer që moti!
Në fund, u garantoj që unë përsëri do ta mbroj qëndrimin tim se asnjë votë shqiptare nuk duhet të shkojë për partinë tuaj, dhe për partitë maqedone në përgjithësi! Me shpresë se kur të vi këtë herë për pushim në vendlindje, nuk do të maltretohem edhe më shumë, ju uroj një qeverisje të mbarë në 2019-tën, duke vendosur gishtin në kokë dhe duke menduar se në Maqedoni jeton një popull skajshmërisht i nëpërkëmbur, por që patën një shpresë te Zoran Zaev!

Paqe dhe selam oj #Vendlindja ime!
Gurbet, Zvicër, Bern
30 Dhjetor 2018

Armin Braimi
#UÇPMB
#UÇK

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.