Grubi – Linhart: ”Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave me BE”


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim me ministrin federal për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyeshme në të gjitha sferat dhe se në këtë frymë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi e njoftoi ministrin austriak Linhart për situatën politike në vend, reformat që po ndërmerr Qeveria në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian, reformat në sistemin gjyqësor, administratë dhë në sfera tjera.

Grubi gjatë këtij takimi pohoi se vendit i nevojitet një Qeveri stabile, pro europiane që do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe do të realizoj projektet kapitale që do të ndikojnë në përmirësimin e standardit jetësor.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha z. Linhart se shpreson se Maqedonia e Veriut do të arrijë marrëveshje me Bullgarinë dhe me 14 dhjetor në Samitin e Komisionit Europian do të marrë datë për fillimin e negociatave.

Baby Boo