fbpx

Grubi e kritikon Presindetin Ivanov!

Deputetët e BDI nuk morën pjesë në fjalimin e sotëm të Presidentit Gjorge Ivanov në Parlament. Në sallë munguan edhe ministrat nga partia e Ahmetit.

BDI dhe vitet e mëparshme ka bojkotuar fjalimet e Ivanovit. Partia më e madhe politike shqiptare nuk e njeh Ivanovin si president që nga marrja e detyrës.

Ky duhet të jetë fjalimi i fundit i Ivanovit, sepse zgjedhjet presidenciale do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm dhe mandati i tij i dytë do të përfundojë.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan grubi duke komentuar fjalimin vjetor të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Parlament, ka thënë se e vetmja e mirë e këtij fjalimi është se ky ësht5ë fjalimi i fundit i Ivanovit.

Ai ka propozuar që parulla “bojkotoj” e organizatës joqëevritare të ri-emërohet në “Ivanov”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.