fbpx

Grida Duma: E vështirë të mbijetosh në politikë, është sistem i poshtër që …

Deputetja e PD Grida Duma është shprehur mbrëmjen e sotme se të mbijetosh në politikë është tepër e vështirë, sepse është një sistem i poshtër që nuk të jepë të drejtën.

E ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, Duma është shprehur se edhe vet nuk ka patur mbështetje kur është futur në politikë, ndaj është nevoja që të rinjtë ti futen politikës sepse sipas saj ata janë shpëtimi.

‘Të thënurit e disa të vërtetave kur thuhen nga një njeri që mer pjesë në politikë mer më shumë vlerë. Unë në një moment them ky sistem i poshtër, se i poshtër është se nuk jep meritën të drejtën. Është e vështirë të mbijetosh në politikë. Gjëja më e vështirë për ne është të gjejmë të vlefshmit që të marin pjesë në politikë. Unë do ta thoja nga vetja që gjëja më e pa duhur është të mos marin pjesë njerëz.

Jam vetë shembull që s?kam pasur mbështetje. Besoj që edhe në më të poshtrin sistem ka vend për të aftët.

Ne kemi problem me kulturën. I krijojmë fëmijëve psikozën e dështimit sesa të fitores. Kjo është arsyeja pse kam bërë atë komunikim që thyen disa barriera. Duhet të shkojmë përtej moralit. Në politikë më e rëndësishmja është të qënit fitues.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.