Gostivar, u mbajt premiera e filmit të shkurtë “Break Free”


Dje në hapësirat e pallatit të kulturës në Gostivar, u mbajt premiera e filmit me metrazh të shkurtë “Break Free”, nga regjisori Ajdin Islami dhe skenaristit Artin Selmani.
Në rolet kryesore ishin Bered Areshi dhe Andi Ismaili. Filmi paraqet një të ardhme të me pikëpamje të ndryshme në mes babait dhe të birit, ku babai dëshiron që djali i tij të bëhet një futbollist i famshëm ndërsa djali dëshiron që të bëhet një balerin. Në film ka skena në mes djalit dhe bashkëmoshatarëve të tijë të cilët nuk i shohin të përshtatshme ambiciet e djalit.

Projekti është realizuar në Gostivar nga Demokracy Lab dhe Qendra Rinore e Komunitetit i cili është një iniciativë për parandalimin e bullizmit nëpërmjet formave kreative të të shprehurit. Iniciativa është ndërmarrë nga katër të rinjtë gostivaras, Artin Selmani, Drilona Elshani, Urata Halimi dhr Vlora Demiri./PACENSURË

Baby Boo