fbpx

Gostivar, 41 vjeçari ia ngulën thikën në krah 35 vjeçarit

Dje rreth orës 18.00, në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, është pranuar 35-vjeçari F.M. nga fshati Padalishtë, me plagë thike në krahun e majtë, të cilën ja ka shkaktuar 41-vjeçari B.S. nga i njëjti fshat.

Deri te lëndimi i personit F.M. ka ardhur pas një zënke verbale, që ka ndodhur paraprakisht mes dy minorenëve, familjarë të personit B.S., i cili menjëherë është privuar nga liria, ku është mbajtur në stacionin policorë Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme, gjegjësisht deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.