fbpx

Gjykata ka kthyer propozimin e PSP-së për arrest shtëpiak për Mijallkovin

Gjykata Penale e ka kthyer në rishqyrtim propozimin e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës arrest shtëpiak për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i dyshuar për rastin “Perandoria”, përcjell Portalb.mk.

Nga gjykata thonë se propozimi për Mijallkovin nuk është i kompletuar dhe e kanë kthyer për rishqyrtim. Pasi të kompletohet propozimi, gjykata do të sjell vendim për të njëjtin.

Mijallkov ngelet i vetmi nga rasti “Perandoria” i cili është në paraburgim. Me vendimet e Gjykatës së Apelit të gjithë të dyshuarit e tjerë dolën nga paraburgimi.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.